“Imagjinoja që do ta kaloja gjithë jetën me të”, Jonida Maliqi rrëfen dy momentet më të vështira

Showbiz
“Imagjinoja që do ta kaloja gjithë jetën me të”,

Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar dy momente të vështira me të cilat është përballur: Largimi i së motrës nga Shqipëria dhe divorci.

Një ndër momentet e vështira siç theksoi ajo ka qenë edhe divorci nga ish-bashkëshorti Gent Prizreni me të cilin ka qenë e lidhur që prej moshës 17-vjeçare.

“Imagjinoja që jetën do ta kaloja me ish bashkëshortin tim. Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme. Është shumë e vështirë të rritësh e vetme një fëmijë”. – u shpreh Jonida në “E ardhmja është vajzë”.

ME TE LEXUARAT