Gjykata në Moskë merr vendimin për liderin e opozitës ruse

Bota
Gjykata në Moskë merr vendimin për liderin e opozitës ruse

Një gjykatës në Moskë mohoi sot thirrjen e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny për lirimin nga paraburgimi.

Navalny do të qëndrojë në burg, ndërsa kritikoi procesin gjyqësor duke e cilësuar si “shkelje të madhe demonstrative të ligjit” dhe falënderoi protestuesit për mbështetjen e tyre.

Lideri i opozitës foli përmes një video nga një dhomë e zbrazët me një karrige të vetme në qendrën e tij të paraburgimit në Moskë.

Navalny u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor në gusht gjatë një udhëtimi në Siberi, ku iu rrezikua jeta seriozisht.

Dhjetëra mijëra protestues rusë në më shumë se 100 qytete dhe demonstruan për të mbështetur Navalny të shtunën e kaluar dhe më shumë se 3,700 njerëz u raportuan të arrestuar. Ndërkohë, më shumë protesta janë thirrur për të dielën.

Sakaq, Kremlini duket i gatshëm t’i japë liderit të opozitës një dënim të gjatë me burg, pavarësisht protestave në mbështetje të tij dhe një valë dënimi ndërkombëtar kundër arrestimit të tij.

ME TE LEXUARAT