Fotoja që u bë virale/ Senatori amerikan mbledh 1.8 milion dollarë

Bota
Fotoja që u bë virale/ Senatori amerikan mbledh 1.8 milion

Senatori amerikan Bernie Sanders ka bërë me dije se nga shitjet e produkteve me foton e tij që është shkrepur në inagurimin e presidentit Joe Biden, ka fituar 1.5 milion euro që do i japë për bamirësi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fotoja e realizuar nga fotografi i Agence France-Presse Brendan Smialoëski, ku kapi Sanders të ulur në një karrige i veshur me doreza dhe me maskë në ndryshim nga veshjet e të pranishmeve të tjerë në inagurimin e presidentit është bërë virale.

Kjo është një foto që frymëzoi mijëra fotomontazhe me humor në të gjithë botën, duke forcuar ish-kandidatin progresiv për presidencën, me një ton të pasionuar dhe shpesh aj të ndyrë, në statusin e tij si një yll në internet.

Bluza, xhupa dhe produkte të tjera derivate dolën në shitje në faqen e tij në mbrëmjen e 21 janarit dhe për 30 minuta kanë mbaruar të gjithë produktet duke bërë që shitjet të rriten dhe në fundjave duke e çuar në 1.8 milionë dollarë fitimin.

ME TE LEXUARAT