Çahet argjinatura në Shkodër, Peleshi: Ka nisur puna për ta riparuar

Aktualitet
Çahet argjinatura në Shkodër, Peleshi: Ka nisur puna për

Pas çarjes së argjinaturës në Dajç të Shkodrës, ka nisur puna për ta riparuar.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet atje dhe thotë se puna për ta rregulluar ka filluar nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Sipas tij është bllokuar kalimi i ujit e po punohet për forcimin e plotë të pjesës së dëmtuar.

“Në Dajç ku sot në mëngjes ka pasur një çarje të pazakontë të argjinaturës, e cila rrezikonte përmbytjen e banesave përreth. Koordinimi i menjëhershëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me strukturat e tjera qendore dhe vendore ka mundësuar fillimin e punës për riparimin e argjinaturës. Në këto momente që flasim është bllokuar kalimi i ujit e po punohet për forcimin e plotë të pjesës së dëmtuar. Sot është dita kur banorët e Shkodres duan pune jo llafe, nuk është politika ajo që ndal ujin, por puna!”, tha Peleshi.

ME TE LEXUARAT