Babai vret ish-menaxherin e Babastars/ Përcillet sot në banesën e fundit Albert Krasniqi

Kosovë&Rajon
Babai vret ish-menaxherin e Babastars/ Përcillet sot në banesën e

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Prishtinë të biznesmenit Albert Krasniqi.

Autoritetet njoftuan se për këtë ngjarje është është arrestuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa u konfiskua edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por policia, e cila u njoftua rreth orës 17 të ditës së djeshme për ngjarjen në rrugën “Ndue Perlleshi”, thotë se hetimet vazhdojnë. Gjatë së mërkurës u raportua se biznesmeni Skënder Krasniqi vrau të birin Albert Krasniqi dhe më pas ka njoftuar policinë për aktin.

Organi i hetimit tha se prokurori i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konsideruar rastin si ‘Vrasje e rëndë’. Edhe prokuroria tha se është ndaluar një i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, po bashkëpunohet me Policinë për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

Albert Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun për përfshirjen në industrinë e muzikës si dhe për martesën e tij me ish-miss Kosovën, Besa Gashi, me të cilën para disa ditësh ishte ndarë. Çifti ka një vajzë. Familja e të ndjerit njoftoi se varrimi i Albert Krasniqit bëhet sot në orën 15:00.

ME TE LEXUARAT