Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali, 467 të vdekur në 24 orët e fundit

Bota
Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali, 467 të vdekur

Italia në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 204 raste të reja me Covid-19 sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.

Krahasuar me një ditë më parë numri është më i lartë por edhe ai i tamponëve është rritur. Në 24 orët e fundit janë kryer një rekord tamponësh plot 293.770 të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa numri i të vdekurve është ulur, ku në 24 orë janë shënuar 467 të vdekur, ndërkohë që dje ishin 541 viktima.

Gjithashtu është ulur dhe numri i të shtruarve në spitale si në terapi intensive ashtu edhe të shtruarit e tjerë. Shkalla e pozitivitetit është 5,1%.

ME TE LEXUARAT