Rakacolli shkeli rregullat anti-Covid, Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa

Aktualitet
Rakacolli shkeli rregullat anti-Covid, Silva Bino: Të gjobitet, policia

Në një intervistë për “ABCNews” Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, thotë se Mira Rakacolli duhet të gjobitet për shkelje të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo.

Në një intervistë Bino tha se grumbullimi është i gabuar dhe në këtë rast duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga biseda

Gazetari Endri Xhafo: Ju keni nxjerr një akt normative që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona por partitë nuk po e respektojnë.

Kryetarja e Komitetit teknik është fotografuar në një takim elektoral . Ajo foto pastaj u hoq me urgjencë etj,

Silva Bino: Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, policia e shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi.

Gazetari Endri Xhafo: Kur kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve merr pjesë në mbledhje në shkelje të asaj që ka miratuar mos vallë policia nuk ka çfarë bën dhe të ngrejë duart?!

Silva Bino: Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë

Gazetari Endri Xhafo: Pse të gjobisë kur je e madhe dhe vaksinuar dhe e kuptoni rrezikun e gjësë, përndryshe i bie mos bëni si bëj unë.

Silva Bino: Kam shkelur rregullin

ME TE LEXUARAT