"Nuk po gjej fjalë për të përshkruar dhimbjen", moderatori prek me fjalët për Albert Krasniqin

Kosovë&Rajon
"Nuk po gjej fjalë për të përshkruar dhimbjen",

Lidhur me vrasjen e Albert Krasniqit këtë të mërkurë nga babai i vet, ka reaguar edhe moderatori Visar Kalludra i cili ka qenë një shok i afërt me biznesmenin.

Kulludra nëpërmjet një postimin në instagram shprehet se nuk i besohet që Krasniqi është larguar nga jeta. Ndër të tjera thotë se jeta paska edhe momente të tilla të rënda e të pabesueshme

Postimi i plotë i gazetarit në Instagram:

“A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume ron shume?

Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry. Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.

Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone”-

Kujtojmë që Albert Krasniqi u vra nga babai i tij Skënder Krasniqit pas një konflikti verbal mes tyre, ku i ati i kërkonte atij që të dorëzohej në polici pas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.

ME TE LEXUARAT