Kryemadhi me të rinj që votojnë për herë të parë: Pikat kryesore të programit tonë janë për arsimin

Politikë
Kryemadhi me të rinj që votojnë për herë të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takimin me votues për herë të parë në Lushnje. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi theksoi se LSI ka 5 prioritete për të rinjtë.

Programi ‘Mëso dhe fito’ dhe ‘Taksa e së Ardhmes 1%’ është sipas saj, pjesë e këtyre prioriteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur duan njerëzit të dinë se çfarë do të bëni ju, ne kemi 5 prioritete në 5 muaj, që i kemi në programin e LSI-së, ku dy pika tonat kryesore janë dy pikat e arsimit.

Njëra është “Mëso dhe Fito” , për të gjithë ju që jeni qoftë maturantë apo në shkolla profesionale apo edhe për ata që janë studentë në kuadrin e përgatitjes së tyre për të pasur një profesion gjatë kohës që bëjnë shkollën edhe punojnë, pra edhe ndihmojnë familjet e tyre.

Dhe tjetra është taksa e të ardhmes, që ne e quajmë 1%, që vendoset për kompanitë VIP. Kjo 1% shkon vetëm për arsimin.

Sepse një nga problemet kryesore që ne kemi kuptuar sot, është mungesa e profesionistëve në tregun e punës, por edhe në konkurrencën me të gjitha shtetet e tjera.

Ajo që na bën më shumë përshtypje dhe që është e domosdoshme, është pritshmëria mjaft e madhe për këto gjëra, që ne nuk i sollëm si me ëndrra.

I sollëm dhe nga diskutimet që kemi pasur me ju herë pas here, me pedagogë të universiteteve, me mësues edhe shumë studentë, të rinj e të reja që punojnë jashtë shtetit dhe që e shikojnë të domosdoshëm fuqizimin e arsimit shqiptar. Sepse një vend pa arsim e ka të pamundur.

Unë që kur jam marrë me Forumin Eurosocialist Shqiptar, struktura e Lushnjës ka qenë një ndër strukturat më të mira dhe ka pasur djem dhe vajza të jashtëzakonshme dhe shumë aktivë në shoqëri, në aktivitete sociale, në politikë.

Dhe sot ne në Tiranë kemi shumë aktivistë dhe themelues të LSI-së, që e kanë nisur fëmijë dhe tani janë prindër, të cilët janë të identifikuar dhe të lidhur fort me LSI-së, por edhe janë pjesë të një nxitjeje të ekonomisë, të punësimit.

Janë disa të rinj nga Lushnja që kanë një strukturë punësimi në Tiranë, e cila ka një eficencë shumë të plotë.

Një nga pikat kryesore që ne e kemi diskutuar edhe me Kejdin për të gjithë qarkun e Fierit, por specifike për qytetin e Lushnjës, që është edhe shumë afër edhe shumë larg me Tiranën.

Është shumë afër, por edhe shumë larg për sa i përket mentalitetit, investimeve, zhvillimit të disa gjërave të domosdoshme, kur ne e dimë të gjithë që Lushnja quhet hambari i Shqipërisë, për sa i përket bujqësisë dhe rritjes profesionale apo mundësisë së kapaciteteve që do t’i duhen Shqipërisë në të ardhmen në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.”, pohoi Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT