"Kërkon t'i fusë njerëzve çip", Bill Gates "i shokuar" nga teoritë konspirative për vaksinën

Bota
"Kërkon t'i fusë njerëzve çip", Bill Gates

Bill Gates është shprehur se është “shokuar” nga sasia e teorive “të çmendura” konspirative që janë përhapur për të nëpër rrjete sociale, që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Bashkëthemeluesi i Microsoft akuzohet “online” se është krijuesi i koronavirusit të ri dhe se kërkon që t’i fusë njerëzve një çip me anë të vaksinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk prisja të isha protagonist i këtyre teorive djallëzore dhe të çmendura, jam shumë i habitur. Shpresoj që të shuhen sa më shpejt”, tha Gates për Reuters.

Në muajt e parë të pandemisë, teoritë konspirative që lidhin Bill Gates me origjinën e Covid-19 janë përmendur më shumë se 1,2 milionë herë në televizion dhe rrjetet sociale, sipas një studimi të “New York Times”.

ME TE LEXUARAT