"Kemi pasur efekte anësore nga vaksina", e pranon Silva Bino: Nuk janë të rënda

Soft
"Kemi pasur efekte anësore nga vaksina", e pranon Silva Bino: Nuk

Vaksina anti-COVID në Shqipëri ka shkaktuar efekte anësore. Lajmin e ka konfirmuar shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino.

Kjo e fundit, e ftuar në emisionin “Open”, tha se ka pasur mjekë dhe infermierë që kanë pasur efekte anësore, por kanë pasur komplikacione tepër të lehta.

“E binda unë për të bërë tamponin. S’kemi të bëjmë me një efekt anësor, por për një infektim. Nuk kemi pasur efekte anësore me komplikacione, por tepër të lehta. Mos ta ngatërrojmë me rastin në fjalë.

Efektet anësore lidhen me temperaturë, dobësi, etj por kryhet hetimi, dhe nuk ka qenë ky rasti. Nuk kemi të bëjmë me një vaksinë për të cilën kemi dyshime, këtu s’ka lidhje vaksina me infeksionin,”-tha Silva Bino.

ME TE LEXUARAT