Jo vetëm Pipero, mjekë dhe infermierë të Infektivit me simptoma Covid-i pas vaksinimit

Aktualitet
Jo vetëm Pipero, mjekë dhe infermierë të Infektivit me

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit.

Mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë.

Ky është një realitet i ri i krijuar në vend në lidhje me mjekët stafin mjekësor që ka bërë dozën e parë të koronavirusit. Tashmë duhet vërtetuar nëse Pipero dhe të tjerët kanë shfaqur simptoma për shkak të injektimit të vaksinës apo janë infektuar rishtazi me koronavirus.

ME TE LEXUARAT