I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për liri, lihet në burg sanitarja Tire Alldervishi

Aktualitet
I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën e sanitares Tire Alldervishi për lirimin nga burgu në seancën e zhvilluar ditën e sotme. Ajo vijoi me pretendimet se është e infektuar me COVID dhe se nuk mund të prishë më asnjë punë nëse do të lirohej.

Sanitarja Tire Alldervishi u la në burg nga Gjykata e Tiranës për mashtrime me pasoja të rënda, një vendim që kjo e fundit e dërgoi në apel. Skandali i mashtrimit u denoncua fillimisht në emisionin investigativ "Stop" ku ka pasuar dhe me arrestimin e sanitares. Tire Alldervishi u hoq si infermie dhe i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID e cila ishte shtruar në spitalin 'Shefqet Ndroqi'.

Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila humbi betejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila denoncoi rastin. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

ME TE LEXUARAT