Hoti: Kush ka probleme me ligjin s’mund të marrë post publik

Kosovë&Rajon
Hoti: Kush ka probleme me ligjin s’mund të marrë post publik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, këtë të mërkurë ka deklaruar se kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë ndonjë post publik.

Në deklaratëe tij Hoti ka thënë se ka dëshirë të ballafaqohet me të gjithë kandidatët për kryeministër,.

“Dëshira ime është të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për kryeministër, por sigurisht duke i përmbushur kushtet elementare të respektimit të ligjit. Një gjë është e qartë kush ka probleme me ligjin nuk mund të kërkojë e të marrë post publik. Dhe nuk mund të dalë para qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera ai ka komentuar se logani i LDK-së (Shteti, shtet), nënkupton ruajtjen e shtetit, dhe mos cënimin e fjalës së lirë.

“Por, motoja jonë është normalitet, stabiliteti dhje zhvillim”, shtoi më tej ai.

Theksojmë se sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, i mohohet kandidimi pasi që ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit.

ME TE LEXUARAT