E vrau babai, jeta luksoze e Albert Krasniqit dhe miqësia me VIP-at

Aktualitet

Krimi në familje tronditi Prishtinën. Albert Krasniqi u vra nga babai i tij rreth orës 17:00, të pasdites së sotme.

Ende nuk ka një komunikatë zyrtare, ndërkohë paraprakisht policia e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar autorin si dhe është sekuestruar arma e krimit.

Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi me armë në mes të Prishtinës, reperin e njohur Noizy.

Ndërkohë, bie në sy jeta luksoze që i riu bënte dhe duket se pasioni i tij ishin makinat e shtrenjta dhe palestra. Po ashtu ai kishte miqësi me personazhe të njohur të showbizz-it.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Viktima ishte baba i një vajze. Postimi i tij i fundit në Instagram ishte pikërisht një foto e vajzës së tij. “Dashuria e babait”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT