Dosja për vrasjen e biznesmenëve në Laç, veçohet çështja e Kreshnik Tushës dhe dy mjekëve që kuruan Lamajn

Aktualitet
Dosja për vrasjen e biznesmenëve në Laç, veçohet

Nga dosja e Prokurorisë rezulton se po hetohen veçmas Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekonin ilegalisht Eduard Lamajn, i akuzuar si autori vrasjes së dy biznesmenëve në Laç.

Kujtojmë që Lamaj pas atentatit u plagos nga Bujar Lika dhe për 12 ditë qëndroi i fshehur në një klinikë private ku u mjekua nga dy mjekët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çështje e veçuar edhe për Kreshnik Tushën që mbërriti natën e vrasjes i plagosur në spitalin e Kurbinit. Ndërsa fillimisht u dyshua se mund të ishte një nga atentarët, policia nuk gjeti prova, por sërish po hetohet si person që sipas policisë, ka dijeni për atë ngjarje.

Dy mjekët u arrestuan në 23 qershor 2020, pasi akuzohen se operuan dhe nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri. Bëhej fjalë konkretisht për shtetasin Eduard Lamajt, i cili qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plumb në këmbë.

ME TE LEXUARAT