Foto/ Samanta "i vë flakën" Instagramit, shfaqet me bikini në Meksikë

Showbiz

Samanta shijon pushimet në Meksikë, vë në pah linjat atraktive trupore në fotografitë me bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, Samanta është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tulum të Meksikës.

Ajo ka publikuar për fansat disa fotografi mjaft provokuese në bikini, ku ka vënë ndër të tjerash në pah linjat atraktive trupore.

Në një imazh të fundit, këngëtarja nga Shqipëria u shfaq në të zeza, teksa pozonte pranë një ambienti me lule dhe shkurre, duke e etiketuar si “xhungë” vendndodhjen e saj.

Fotografitë në fjalë kanë marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit, shumë nga të cilët e kanë komplimentuar për linjat e trupit.

Samanta përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, dhe shkak për këtë duket të ketë qenë edhe goditja nga pandemia COVID-19.

ME TE LEXUARAT