Çfarë ndodhi me ty? More vaksinë apo…? Gazetari i bën pyetjet pikante Piperos pas infektimit

Aktualitet
Çfarë ndodhi me ty? More vaksinë apo…? Gazetari i

Pas lajmit se Pëllumb Pipero është infektuar nga Covid 19, dy javë pas marrjes së dozës së parë të Pfizer, gazetari Endri Xhafo, i ka shtruar një sërë pyetjesh pikante mjekut infeksionist.

“Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik. Por unë nuk e besoj këtë; ti je aq i zoti sa të dallosh ç’ka shiringa dhe aq antikonformist sa të mos luash filmash. Frika që kam më vjen më shumë nga padituria shkencore: Çfarë ndodhi me ty? Çfarë ndodhi me vaksinën? Pse nuk funksionoi te ty?”, shkruan ai.

Postimi i plotë i gazetarit:

Pellumb Pipero të shkuara! Uroj ta kalosh sa më lehtë! Ti që ke kuruar të tjerët, jam i bindur që do të dish të kujdesesh edhe për veten, ndonëse kjo dreq sëmundjeje është një lloj rulete ruse!

Por përtej shqetësimit njerëzor për një mjek, një të njohur, një mik të mirë të gazetarëve që s’ka thënë kurrë “jo” për të ndarë eksperiencat e veta profesionale me publikun, rasti yt është shqetësues për faktin se ti rezultove pozitiv 14 ditë pasi bëre vaksinën.

Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik. Por unë nuk e besoj këtë; ti je aq i zoti sa të dallosh ç’ka shiringa dhe aq antikonformist sa të mos luash filmash. Frika që kam më vjen më shumë nga padituria shkencore: Çfarë ndodhi me ty? Çfarë ndodhi me vaksinën? Pse nuk funksionoi te ty?

Nga kushtet e ruajtjes? “Qimja e derrit”? Apo ndonjë variant britanik i virusit që mund të ketë hyrë në Shqipëri, e që ISHP s’e ka pikasur? Sa i lartë është rreziku i infektimit edhe pas vaksinimit për bluzat e bardha, që janë shumë më të ekspozuara ndaj virusit? Po për qytetarët e thjeshtë? A është efekt anësor i vetë vaksinës? Nëse po, çfarë shenjash klinike jep? A duhet të bëhet vaksina nga ata që e kanë kaluar koronavirusin?

Një anëtare e komitetit teknik të ekspertëve, ku edhe ti je anëtar, thotë “jo”. Një tjetër anëtare, thotë “po”. Po, apo jo? A do të respektohet kalendari i të vaksinuarve të parë, që duhet të marrin tani dozën e dytë? Nëse Pfizer dhe AstraZeneca ngadalësojnë prodhimin, kur do të na vijë radha? Para apo pas zgjedhjeve? Ka plot pyetje që më vijnë në mend tani, por po e mbyll me urimin që sinqerisht ta kalosh sa më lehtë e sa më shpejt, edhe nëse pyetja çfarë ndodhi me ty, nuk merr përgjigje. Tek e fundit, përpara shëndetit kush po pyet për të tjerat!

Pipero, i cili shërben pranë spitalit Covid 1, si dhe ka një klinikë private, ku realizohen dhe analiza diagnostifikuese për Covid, ka thënë për mediat se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa fatmirësisht gjendja e mjekut është e qendrueshme.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 600 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama. Pipero ishte personi i tretë i cili u vaksinua në datën 11 Janar, së bashku me shefen e Infektivit Najada Çomo si dhe me kreun e qeverisë Edi Rama.

ME TE LEXUARAT