Bum infektimesh në qarkun e Elbasanit, mbi 50 raste në ditë, mes viktimave nënë e bijë nga Librazhdi

Aktualitet
Bum infektimesh në qarkun e Elbasanit, mbi 50 raste në ditë, mes

Në Qarkun e Elbasanit gjatë kësaj jave janë evidentuar shifra të larta të personave të prekur nga COVID-19.

Ndërsa gjatë javëve të fundit shifrat varionin nga 20-30 persona në ditë, gjatë këtyre ditëve nga testimet e shpejta rezultojnë mbi 50 persona në ditë.

Edhe gjatë të mërkurës shifra ka qenë e lartë. Sipas statistikave zyrtare vetëm në Elbasan rezultojnë 51 persona me COVID-19 pozitiv mes të cilëve edhe me moshë të re, ndërsa pjesa më e madhe janë mbi 50 vjeç.

Ndërkaq edhe numri i atyre që e kanë humbur betejën me COVID mbetet në nivele shqetësuese krahasuar me periudhat e mëparshme të pandemisë.

Në Qarkun e Elbasanit ka pasur raste të tilla që nga e njëjta familje kanë humbur jetë edhe 2-3 pjesëtarë. Kështu në Përrenjas kanë humbur jetën vëlla e motër, në Librazhd këtë mërkurë nënë e bijë etj.

ME TE LEXUARAT