Babai ekzekutoi djalin në Prishtinë, zbulohet arsyeja e vrasjes

Aktualitet
Babai ekzekutoi djalin në Prishtinë, zbulohet arsyeja e vrasjes

Skënder Krasniqi është i dyshuari i vrasjes së Albert Krasniqit, djalit të tij. Tashmë ai është arrestuar.

Sipas raporteve paraprake, babai i ka kërkuar djalit që të dorëzohet në polici, pasi Albert Krasniqi ishte në kërkim për një krim që kishte kryer. Duket se sherri mes djalit dhe babait ka agravuar, deri në vrasje.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale, baba e bir kanë disa fotografi bashkë. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Raportohet se pas vrasjes, Skënder Krasniqi ka njoftuar vetë policinë.

“Menjëherë pas marrjes se informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ndodhinë.

Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti​”, konfirmon policia.

ME TE LEXUARAT