Avioni me të cilin udhëtoi Rama drejt Athinës bën lëmsh mediat greke: Kush është pronari

Aktualitet
Avioni me të cilin udhëtoi Rama drejt Athinës bën lëmsh

Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Athinën më 8 janar të këtij viti në një vizitë jozyrtare.

Vizita është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave greke, më tepër jo për përmbajtjen e saj por për avionin që udhëtoi Rama për të shkuar aty.

Sipas gazetës Protothema janë interesante faktet në lidhje me aeroplanin që kryeministri shqiptar përdori në vizitën e tij.

Sipas kanalit të Youtube ‘Aviation Videos’ që është i specializuar në pikasjen e avionëve dhe gjithçka që ka të bëjë me aviacionin në përgjithësi, aeroplani i qeverisë shqiptare është një AIRBUS A-319-100 ACJ.

Në shqyrtimin e historikut të avionit rezulton se ky mjet fillimisht ishte një aeroplan ish-Forcë Ajrore Italiane VIP i cili iu shit më pas Forcës Ajrore Turke (THK) në 2005.

Mediat greke theksojnë se në shkurt të vitit 2020 avioni u morr me qera nga qeveria shqiptare dhe u rilye me ngjyrat e flamurit kombëtar nën emërtimin “Ismail”.

ME TE LEXUARAT