Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, gjykata vendos të rihap hetimet për Ergys Kolaverin

Aktualitet
Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, gjykata vendos të rihap

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të riçelë pjesërisht hetimin për rastin e Ergys Kolaverit, i dyshuar për atentatin me snajper ndaj një të dënuar në burgun e Vaqarrit, për të përsëritur disa veprime hetimore dhe pyetje dëshmitarësh.

Mes të tjerash do të këqyren pamjet filmike të vilës së Xhelal Mziut ku është fiksuar autori i dyshuar. Gjithashtu do të bëhet një eksperiment hetimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Kolaveri u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit, ndërsa ai do të qëndrojë në mbikëqyrje elektronike. Ndërsa punonjës policie do të mbajnë nën vëzhgim banesën.

Ergys Kolaveri u dënua me 20 vite burg në 16 nëntor të 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Gazmir Dacit, me të cilin kishte hasmëri. Por menjëherë në nëntor të 2017 ai e apeloi dënimin prej 20 vitesh burg. Seanca për ndryshimin e masës është mbajtur sot dhe ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një të dënuar i ndryshohet masa ose ‘lirohet nga qelia’ pas ish- numrit 2 të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Vendimi për ndryshimin e masës së Ergys Kolaverit u mor nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

ME TE LEXUARAT