A ka hyrë varianti i ri i Covid në Shqipëri? Silva Bino flet për 2 raste në Elbasan

Aktualitet
A ka hyrë varianti i ri i Covid në Shqipëri? Silva Bino flet

Edhe pas mbylljes së kufijve me Britaninë e Madhe, pas shfaqjes në masë atje të variantit të ri të Covid, virusi duket se ka depërtuar gjithandej.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e ftuar në Open në Top Channel, mbrëmjen e sotme në një lidhje Skype tha se ka shenja të një varianti të ri.

Megjithatë ajo nuk di ta thotë me siguri se mutacion i kujt lloji është.

“Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër.

Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri,” tha Bino.

ME TE LEXUARAT