"Ura e Zogut" drejt shembjes, fundoset sërish në disa metra thellësi

Aktualitet
"Ura e Zogut" drejt shembjes, fundoset sërish në disa metra

“Ura e Zogut” mbi lumin Mat në Lezhë drejt shembjes, teksa ditën e sotme është fundosur edhe më shumë një pjesë e saj.

Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës, ka bërë që ura të dalë jashtë funksionit.

Gjatë ditës së sotme ka rreth 30cm ulje tek njëra nga këmbët mbajtëse. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të parandaluar marrjen e inerteve në lumin e Matit.

Ura është ndërtuar në vitin 1927 dhe është monument kulture, i mbrojtur nga shteti.

ME TE LEXUARAT