Ulen ndjeshëm temperaturat/ Ja si do të ndryshojë moti gjatë ditës

Aktualitet
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Ja si do të ndryshojë moti gjatë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites reshjet do të ndalen duke i lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 03°C.

ME TE LEXUARAT