Tragjike/ Nëna gjen te varur djalin 9 vjeçar në Itali

Bota
Tragjike/ Nëna gjen te varur djalin 9 vjeçar në Itali

Pasditen e djeshme një 9 vjeçar është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Bari, Itali, raporton Ansa.

Prokuroria Publike e Barit ka hapur zyrtarisht një dosje për nxitjen e vetëvrasjes nga persona të panjohur.

Sipas asaj që mësohet nga kontrollet e para në pajisjet elektronike, nuk ka elementë që e lidhin ngjarjen me lojërat në internet apo rrjetet sociale.

Autopsia e cila do të kryhet nga mjeku Antonio De Donno do të përcaktojë në orët e ardhshme e dhe shkakun e kësaj ngjarjeje.

Dëshmitë e mbledhura përshkruajnë një fëmijë të qetë dhe hetuesit nuk përjashtojnë as hipotezën e një aksidenti tragjik.

Sipas hetimeve të para të kryera nga policia, fëmija u gjet i varur në shtëpi nga nëna e tij, një mjeke e cila i dha ndihmën e parë.

Prokurori fillimisht dyshoi se mund të ishte një lojë në internet, duke e lidhur me ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në Palermo, dhe sekuestroi të gjitha lojërat elektronike në shtëpi.

Nga hetimet nuk kanë dalë ende rezultatet përfundimtare dhe autopsia duhet të konstatojë shkaqet e vdekjes.

ME TE LEXUARAT