Rama në kantierin e konvikteve të Bujqësorit: Do akomodohen studentët me standarte europiane

Politikë
Rama në kantierin e konvikteve të Bujqësorit: Do akomodohen

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor bashkë me ministrat Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Rama shprehet se punimet në këtë zonë një shëmbëlltyrë e arsimit që duam në të ardhmen.

“Kamëz – Në kantierin e madh të transformimit të zonës së degraduar keqaz të konvikteve të Universitetit Bujqësor, në një tjetër shembëlltyrë kuptimplotë të së ardhmes që duam për arsimin e për vendin tonë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas goditjes nga tërmeti, gjithçka ka nisur nga e para dhe po punohet me ritme të larta, për 8 godina të reja me një kapacitet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale si në konviktet më cilësore në Europë”, shkruan Rama.

Rama tha se ndryshimi që do të pësojnë konviktet do rrisë vlerën e pronave në këtë zonë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Ndryshim radikal se përveçse do akomodohen studentët me standarte europiane, krijon gravitet komplet tjetër për të gjithë zonën. Do rrisi vlerën e pronave dhe pasurive dhe UBT si destinacion studimesh dhe për çka kemi folur edhe me stafin e universitetit për t’u vënë në dispozicion të fermerëve.

Aben Ahmetaj: Janë 100% fonde të buxhetit të shtetit

Edi Rama: Zyshe e kënaqur je me këto punime që po bëhen. Këtu është bërë nga e para çdo gjë

Evis Kushi: Po i qëndrojnë paktit për universitetin

ME TE LEXUARAT