"Rakia e Skraparit ilaç", Kryemadhi batuta me qytetarët në Tiranë, shpjegon edhe bonusin për bebet

Politikë

Një ditë pas prezantimit të programit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e sotme një takim me një grup qytetarësh në njësinë nr. 2 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e LSI-së sqaroi premtimet.

“Faturën që qytetarët blejnë ushqime, veshmbathje, ilaçe, etj, në fund të muajit ne u kthejmë 5% të faturës. Në fund të vitit kjo është një pagë me shumë në familjet e shqiptarëve” tha ajo.

Gjithashtu, Kryemadhi sqaroi edhe bonusin e bebeve. “Për cdo fëmijë që lind, shteti ngurtëson në llogarinë e fëmijës 1 mijë dollarë dhe kur martohen, të dy burrë dhe grua do të kenë 28 mijë dollarë minimumi dhe të dy së bashku janë të gatshëm për të blerë një shtëpi” tha ajo.

Gjatë fjalës bisedës nuk munguan edhe batutat. “Rakia e Skraparit është ilaç” tha ajo.

ME TE LEXUARAT