Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, plagoset një person
Lajmifundit
/
26 Janar 2021, 16:23
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Plloçës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i lënduar një shtetas.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq.