Përgjimet e antimafias, PD: Askush s’e beson më Ramën, shqiptarët janë të lodhur, duan ndryshim

Politikë
Përgjimet e antimafias, PD: Askush s’e beson më Ramën,

Partia Demokratike është ndalur sërish tek përgjimet e Antimafias italiane, ndërsa theksoi se askush nuk e beson më tek kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa theksoi se shqiptarët janë lodhur dhe se duan ndryshimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është korrupsion, që drejtohet nga mafia dhe ushtrohet me miratimin e kryeministrit dhe kukullës së tij në Bashkinë e Tiranës. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Rama gjithmonë thotë se “ai nuk di” apo “nuk do t’ia dijë”, por qytetarët e kanë të qartë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.”, thekson Zhupa.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Nuk është rastësi që, sa herë goditet mafia italiane dhe rrjetet e drogës në Itali, përgjimet nxjerrin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të majave më të larta të pushtetit të Edi Ramës.

Është korrupsion, që drejtohet nga mafia dhe ushtrohet me miratimin e kryeministrit dhe kukullës së tij në Bashkinë e Tiranës. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Rama gjithmonë thotë se “ai nuk di” apo “nuk do t’ia dijë”, por qytetarët e kanë të qartë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Për 8 vjet me radhë, Edi Rama na ka kthyer me dekada mbrapa, duke vënë në rrezik sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e secilit prej nesh. As mafiozët italianë nuk na shohin si një vend që mund të integrohemi në Bashkimin Europian.

Përgjimet e reja të Antimafias italiane na tregojnë se, me Edi Ramën, Shqipëria konsiderohet si Kalabria e viteve 60, një vend ku mafia vepron si në shtëpinë e vet, duke patur ortak me 20 % drejtuesit kryesorë të pushtetit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafian, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirjen në biznes me mafian italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesioneve apo tenderave.

Minimalisht, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, siç bën gjithmonë, duhet të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia Italiane, Tahiri u largua me dorëheqje.

Me Veliajn apo pa Veliajn, për Edi Ramën nuk ka rrugë shpëtimi. Njerëzit e kanë kuptuar se Rama, marioneta e tij në Bashki, ministrat dhe njerëz të tjerë pranë tij shqetësohen vetëm për veten dhe paratë e tyre.

o-Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare është duke u rrënuar çdo ditë.

o-Ata bëjnë biznes me mafian, në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.

o-Ata hanë mish me flori në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

o-Vetëm nga një përgjim i antimafias italiane bëhet e qartë se Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe te pastrimit te parave te pista.

Njerëzit kanë të drejtë të dinë:

o-Sa tendera, sa koncensione janë dhënë për mafian italiane?

o-Sa para të pista ka pastruar qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt në këmbim të 20% -shit?

Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit.

Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura.

Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar. Askush nuk i beson më ata.

Shqiptarët dinë më shumë se kaq.

Më 25 prill ata do t’u tregojnë derën këtyre pushtetarëve të korruptuar. Është koha t’i themi mjaft një qeverie që punon vetëm për vete. Vendit i duhet ndryshimi dhe Partia Demokratike është gati për të sjellë ndryshimin. Për të ringritur ekonominë, për të fuqizuar rininë, për të siguruar një jetë dinjitoze për shqiptarët.

ME TE LEXUARAT