Përgjimet e Antimafias italiane, Nisma Thurje kallëzon në SPAK kryebashkiakun Veliaj

Politikë
Përgjimet e Antimafias italiane, Nisma Thurje kallëzon në SPAK

Nisma Thurje do të dorëzojë sot kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, lidhur me përgjimet e fundit të Antimafias italiane që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës.

“Kallzimi nr. 1001 në SPAK. Mirëmëngjes, sot, e martë datë 26 janar, në orën 11:00 do të dorëzojmë në SPAK dosjen e fundit. Drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Erion Veliaj mbi përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës, me shpresën se do i japë fund zanatit të vjetër të pluhurosjes së tyre” thuhet në njoftim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjimet e Antimafias italiane të publikuara së fundi në Shqipëri duket se do të hetohen në një mënyrë krejt tjetër nga rasti i ngjashëm i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal menjëherë pas publikimit të lajmit dhe kërkoi dosjen nga pala italiane, ndërkohë që SPAK ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër.

Ky institucion ka vendosur të kërkojë materialet nga Italia dhe pasi ti marrë në dorëzim të vendosë se çfarë do të bëjë më tej.

ME TE LEXUARAT