Manastirliu publikon foton e kryeinfermieres në QSUT: Është shembull i sakrificës dhe i profesionalizmit

Politikë
Manastirliu publikon foton e kryeinfermieres në QSUT: Është

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e Kristina Markut, kryeinfermiere e shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT.

Manastirliu thotë se prej 27 vitesh Marku është në shërbim të pacientëve të vegjël duke u bërë shembull për sakrificën dhe përkushtimin.

“Kristina Marku është e zemra ekipit të infermiereve të shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT.

Prej 27 vitesh në shërbim të pacientëve të vegjël, kryeinfermierja e shërbimit të reanimacionit është shembull për profesionalizmin, sakrificën, përkushtimin e dashurinë që jep në këtë shërbim delikat, ku çdo ditë luftohet për jetën”, shkruan Manastirliu.

ME TE LEXUARAT