Komplikacione me Covid-19, Dritan Dajti transferohet në QSUT për kurim

Aktualitet
Komplikacione me Covid-19, Dritan Dajti transferohet në QSUT për kurim

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës, është zhvendosur nga burgu i Bradasheshit në Spitalin e Burgut në kryeqytet.

Sipas burimeve, Dajti është infektuar me Covid-19, shkak që ka diktuar lëvizjen e tij. Pas zhvendosjes së tij policia ka blinduar spitalin "Nënë Tereza".

Kujtojmë se herën e fundit që Dajti u soll në Tirane për vizitë në një klinikë private, u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje.

Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, atij iu ul dënimi në 25 vjet burg.

ME TE LEXUARAT