Grabitja e farmacisë, autor dyshohet se është 21-vjeçari që vodhi Kredo.al

Nje farmaci u grabit mbremjen e sotme ne Tirane. Policia tha se 21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autor i grabitjes së një farmacie në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve nga policia, mënyra e grabitjes është e ngjashme me dy të tjerat.
Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili është kapur nga kamerat e farmacisë dhe ka qenë i maskuar.
Më lart keni disa nga nga momentet e shkëputura nga kamerat e sigurisë pas grabitjes së farmacisë tek shkolla ”Sami Frashëri” në Tiranë.
Autori i veshur sportiv me bluzë gri dhe maskë të zezë largohet shumë i qetë, pa nxituar. Ai kërcënoi më parë punonjësen e farmacisë duke i marrë xhiron ditore.