Grabiti tre ditë më parë, policia e Beratit arreston autorin. I zbulohen edhe vjedhje të tjera

Aktualitet
Grabiti tre ditë më parë, policia e Beratit arreston autorin. I

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në Berat.

Arrestimi i E. L., 19 vjeç, banues në Berat u bë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin R. L. (i ndaluar nga Policia tri ditë më parë), ka vjedhur disa zgara hekuri, në lagjen Uznovë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, shtetasi E. L. rezulton të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

• Në datën 03.01.2021, në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 1 laptop në servisin e shtetasit L. B.;

• Në datën 22.01.2021, në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore në dyqanin e shtetasit F. Rr.;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 25 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT