Gjykata Kushtetuese pas tre vitesh mungesë merr vendimin e parë
Lajmifundit
/
26 Janar 2021, 18:15
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh mungese, ka dhene vendimin e pare, pasi u plotesua në fundvitin e kaluar.
Në seancë sot u shqyrtua kërkesa e gjyqtarëve për të shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Shqipërisë dy togfjalësha.
Togfjalëshat e kerkuar ishin “nga gjykata e shkalles se pare që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit” dhe togfjalëshi “… i së njëjtës gjykatë”
Kjo kerkese u rrezua nga trupi gjykues, ndersa vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore te percaktuara me ligj.