FOTO/ SPAK arreston drejtorin e Kadastrës në Berat, akuzohet se mori ryshfet

Aktualitet

SPAK ka arrestuar drejtorin e Kadastrës në Berat, shtetasin Ervin Nelaj, 38 vjeç, i cili dyshohet se gjatë detyrës së tij ka marrë ryshfet nga qytetarët me qëllim pajisjen e tyre me dokumente të legalizimit.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar "Aluizni", për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar "Aluizni", në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

ME TE LEXUARAT