FOTO/ Nuk fitoi dot betejën me Covid-19, humb jetën punonjësi i Shërbimit Social

Aktualitet

Ditën e sotme u shënuan 8 humbje jete nga koronavirusi. Mes viktimave është edhe një punonjës i Shërbimit Social Shtetëror, Jovan Kaçe. Lajmin e hidhur e ka njoftuar vetë institucioni në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

“Prehu në paqe Vani. Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes së parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Jovan Kaçe.

Një koleg e mik i rrallë, një profesionist i shkëlqyer! Luftove fort për jetën, por virusi i tmerrshëm u tregua i pabesë me ty.

Miqtë e tu të Shërbimit Social Shtetëror do të të mbajnë gjithmonë mend të buzëqeshur si në këtë foto! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tu Vani (siç ne të thërrisnim)! U prehsh në paqe. Të qoftë i lehtë dheu” shkruan Shërbimi Social Shtetëror.

ME TE LEXUARAT