"Çdo ditë dëgjojmë për të vdekur nga COVID", ish-deputetja: Banorët e Matit në mëshirë të fatit

Politikë
"Çdo ditë dëgjojmë për të vdekur nga

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan se koronavirusi ka shkaktuar pasoja të shumta në zonën e Matit.

Çupi thekson se në Mat dëgjohet përditë për njerëz që përcillen për në banesën e fundit, duke shtuar se populli matjan ndihet i braktisur.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi:

Trishtim i madh. Pandemia është treguar e pamëshirshëme kudo në mbarë botën por dhimbja që ka kapluar Matjanët nga kjo situatë êshtë e pamatë. Cdo ditë degjojme se përcillen për në banesën e fundit banorë të kësaj zone.

Askush nuk jep të dhëna zyrtare por numri qytetarëve që kanë humbur jetën, apo vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë.

Matjaneve po u behet jeta shume e veshtire, shume e pasigurte: Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi;

Për shkak të pamundësisë për tu kuruar pasi tarifat e larta të medikamenteve ua pamundësojnë mjekimin.

Bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, por numri i lartë i të prekurve nga pandemia, vështirëson shërbimin për pacientët.

Institucionet lokale e qendrore përgjegjëse bëjnë sikur punojnë duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë ambienteve publike plot, dështimit në identifikimin e rasteve të prekura ndërsa situata u ka dalë nga kontrolli.

Në një betejë globale, populli i Matit është i braktisur në mêshirë të fatit nga të gjitha institucionet qê duhet të veprojnë për të parandaluar përhapjen dhe të identifikojnë këtë virus që po merr cdo ditë jetë njerëzish.

Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.

ME TE LEXUARAT