Blindohet Tirana pas grabitjes së farmacisë, policia: Autori i armatosur, po bëhet krehja e zonës

Aktualitet
Blindohet Tirana pas grabitjes së farmacisë, policia: Autori i

Policia e Tiranës ka dhënë edhe informacionin zyrtar rreth grabitjes të ndodhur para pak minutash në kryeqytet në një farmaci.

Sipas bluve të kryeqytetit grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës dhe po bëhet krehja e zonës e janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën "Bardhok Biba", një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

​Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT