Bilanc i rëndë në Shqipëri, 8 humbje jete nga Covid, 879 të infektuar në 24 orë

Aktualitet
Bilanc i rëndë në Shqipëri, 8 humbje jete nga Covid, 879

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit të të vdekurve dhe të prekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 8 vdekje dhe 879 raste të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himar, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (26 Janar 2021)

Raste të reja ditore 879

Të shëruar në 24 orë 589

Të shtruar në spitale 284

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3605

Testime totale 340,321

Raste pozitive 73,691

Raste të shëruara 44,880

Raste Aktive 27,479

Humbje jete 1332

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16040

Fier 2072

Durrës 1499

Shkodër 1369

Elbasan 1226

Vlorë 1090

Lezhë 990

Korçë 899

Berat 890

Gjirokastër 532

Dibër 452

Kukës 420

ME TE LEXUARAT