Bashkëmoshataret godasin për vdekje 15 vjeçaren në Louisiana 

Bota
Bashkëmoshataret godasin për vdekje 15 vjeçaren në

Një vajzë 15-vjeçare u godit për vdekje me thikë në një dyqan ushqimesh gjatë një sherri me katër vajza të tjera.

Incidenti ndodhi rreth orës 7:30 pasdite të shtunën, në një dyqan ushqimesh në Lake Charles, Louisiana, gjatë një zënke midis një vajze 15-vjeçare dhe katër vajzave të tjera, të gjitha të moshës 12 dhe 14 , sipas policisë në një deklaratë për mediat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja u përhap kudo në rrjetet sociale ndërkohë shefi i policisë tha se ishte diçka e tmerrshme të shihje vajza të një moshe kaq të vogël të qëllonin dikë tjetër brutalisht.

“Ne si shoqëri nuk mund ta tolerojmë diçka të tillë. Ne nuk mund ta lejojmë që kjo murtajë të dëmtojë komunitetin tonë. ”

4 vajzat e akuzuara- të moshës 14 vjeç, dhe 2 prej tyre 13 dhe 12 vjeç – ndodhen në paraburgim për të mitur. Njëra prej tyre është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, ndërsa tre të tjera për vrasje të shkallës së dytë.

Hetimi aktualisht është duke vazhduar dhe Mancuso tregoi se mund të ketë të arrestuar të tjerë që janë përfshirë në këtë çështje.

ME TE LEXUARAT