Arrestimi i Bledar Cafit me qëllim ekstradimin drejt Italisë, policia jep detajet

Aktualitet
Arrestimi i Bledar Cafit me qëllim ekstradimin drejt Italisë, policia

Policia Shkodër ka dhënë detaje zyrtare rreth arrestimit të Bledar Cafi mbrëmjen e së hënës. 41-vjeçari u kap në Shkodër pas informacioneve të marra nga policia në terren.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtare pasi Gjykata e Triestes, e ka dënuar 41-vjeçarin më 4 qershor të vitit që shkoi me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cafi nuk është një emër i panjohur për Shkodrën dhe drejtësinë shqiptare. Disa vite më parë ai u ekstradua nga Franca në Shqipëri, ndërsa vjet OFL-ja i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Por pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia italiane, kjo nuk e kishte penguar Cafin që të ngrinte së bashku me vëllanë disa biznese në Shkodër. Vetë Bledar Cafi kanë në pronësi njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë, bar-kafe, kompani tregtimi peshku, etj.

NJOFTIMI

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT