U ekzekutua në atentat në Durrës, zbulohet e shkuara e errët e 32-vjeçarit në Itali

Aktualitet

Jetmir Bregu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në hyrje të lokalit të tij në lagjen nr. 16 pranë stadiumit në Durrës.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë ende nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa një nga pistat ku po hetohet është e shkuara e tij kriminale në Itali.

Gazetari i “ABC” në Durrës, Leonidha Musai raporton se i riu, babai i një fëmije, ndryshoi emrin nga Bregu në Kuçi pasi u kthye nga Italia, ku kishte vuajtur një dënim me rreth 4 vite burg pasi ishte kapur me heroinë. Dënimin 32-vjeçari e ka kryer para vitit 2013.

Pikërisht kjo është një nga pistat e hetimit, prishja e pazareve të drogës. Në Shqipëri ai kishte në pronësi lokalin pranë se cilit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dy plumba e kapën në kokë dhe në gjoks duke i marrë jetën në vend.

ME TE LEXUARAT