Tragjedi në familjen shqiptare, tre ditë pas vdekjes së babait ndërron jetë edhe 29-vjeçari nga Covid-19

Kosovë&Rajon
Tragjedi në familjen shqiptare, tre ditë pas vdekjes së babait

Tre ditë pas varrimit të babait, për shkak të infektimit me COVID-19 ka ndërruar jetë edhe një 29-vjeçar nga Lipjani.

Gazeta Express raporton se ai kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ndërsa bashkë me të atin kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka folur për këtë rast. “Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat.

Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të humbjes së jetës nga koronavirusi në Kosovë.

ME TE LEXUARAT