Sulmohet me bombë stafi i ambasadës italiane në Kabul

Bota
Sulmohet me bombë stafi i ambasadës italiane në Kabul

Zyrtarët afganë thanë se një automjet që transportonte punonjës afganë të Ambasadës italiane në Kabul, është sulmuar me bombë.

Zyrtarët e policisë i thanë Radios Evropa e Lirë se shoferi i automjetit është plagosur në sulm.

Një burim në Komandën e Policisë së Kabulit tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë magnetike, e vendosur në automjet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Ambasada italiane, në anën tjetër, nuk e ka komentuar ende incidentin.

Në muajin dhjetor, Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se disa punonjës të stafit të saj diplomatik në Kabul janë plagosur, kur makina e tyre është goditur nga një shpërthim./REL

ME TE LEXUARAT