Sapo erdhi nga Gjermania, COVID i merr jetën të riut nga Librazhdi

Aktualitet
Sapo erdhi nga Gjermania, COVID i merr jetën të riut nga Librazhdi

Olsi Skura, 29-vjeç nga fshati Pishkash, ndërroi jetë nga COVID.

Pas disa ditëve i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur në periudhën e pandemisë si COVID-2, zemra e të riut sot pushoi së rrahuri.

Skura nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese, por sipas burimeve, virusi i ka shkaktuar 29-vjeçarit trompozë. Ai ka qenë emigrant në Gjermani dhe sapo ishte kthyer.

Nisur nga shenjat që kishte, fillimisht në spitalin e Përrenjasit dyshimet ishin se temperatura ishte si pasojë e ftohjes, por më pas u nis me urgjencë për te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku sot ndërroi jetë.

Viktimat që u shënuan sot janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja.

Ndërkohë që nga 1918 testime që u bënë në të gjithë vendin u zbuluan 538 raste të reja me koronavirus. 401 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit, citon abc news

ME TE LEXUARAT