Rrëfehet aktivisti: E kam parë pallatin e Putinit nga brenda

Bota
Rrëfehet aktivisti: E kam parë pallatin e Putinit nga brenda

Në një video të re në Youtube, kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny tregon rezidencën madhështore të presidentit rus, Vladimir Putin. DW bisedoi me aktivistin Dmitrij Shevtshenko, që e vëzhgon këtë rezidencë prej vitesh.

Filmi i ri i fondacionit Aleksej Navalyni Kundër Korrupsionit, FBK në Rusi ka shkaktuar vale reagimesh në Youtube. Vetëm brenda pak ditësh klipi është klikuar më shumë se 40 milionë herë. Përmbajtja është shpërthyese: Nën titullin “Një pallat për Putinin. Historia e korrupsionit më të madh”, ky film tregon për dy orë hollësi nga një rezidencë madhështore në brigjet ruse të Detit të Zi. Sipas hulumtimeve, vetëm ndërtesa përfshin një sipërfaqe prej 18.000 metër kuadrat. Kurse hapësira përreth është 40 herë më e madhe, aq as principata e Monakos. 100 miliardë rubla, rreth 1,12 miliardë euro me gjasë ka kushtuar kjo rezidencë. Sipas FBK “pallati” financohet nga koncerni shtetëror rus, Rosneft dhe Transneft. Të dyja koncernet drejtohen nga miqtë e Putinit, Igor Setçin dhe Nikoal Tokarjev.

Prej vitesh aktivistët mjedisorë e vëzhgojnë këtë objekt. Disa madje kanë arritur të hyjnë në hapësirat e brendshme dhe të bëjnë foto. Njëri prej këtyre aktivistëve është Dmitri Shevtshenko, drejtues i organizatës jokomerciale ruse, “Civic Initiative Against Environmental Crime” (CIAEC). DW ka biseduar me të.

Deutsche Welle: Zoti Shevtshenko, çfarë mësuat të re nga hulumtimet e publikuara nga Navalny?

Dmitrij Shevtshenko: E re është për mua, që aty janë ndërtuar holle nëntokësore të sporteve dimërore. Ndryshe investigimet nuk sjellin gjë të re. Por ato janë përpjekja e parë që i sistematizojnë të gjitha informacionet që gjenden për këtë projekt ndërtimi. Kolegët duhen lëvduar që kanë zbuluar të gjithë zinxhirët e financimit që kryqëzohen me njëri-tjetrin.

Ju keni qenë në vitin 2011 në këtë kantier ndërtimi, si u krijua kjo mundësi?

Ne e ndiqnim këtë gjë që nga viti 2004, kur u bënë publike planet e ndërtimit në Kepin Idokopas. Na zemëroi shumë kjo, sepse aty kishte pyje të paprekur të drurëve halorë Pitsunda, që në Rusi ndodhen në mbrojtje të veçantë. Ishte e qartë që do kishte prerje pyjesh. Pas disa zbulimeve të një biznesmeni, Sergej Kolesnikic në vitin 2010 doli, se aty po ndërtohej për presidentin rus, dhe ne donim ta shihnim më nga afër këtë.

Pse u nisët tek sheshi i ndërtimit të „Pallatit të Putinit”?

Në vitin 2011, kolegu im, Suren Gasarjan dhe unë vendosëm që të verifikonim, se çfarë po bëhet aty. Duhet thënë, se në atë kohë objekti nuk mbrohej aq shumë. Ne nuk u fshehëm asgjëkundi, postblloku ishte i hapur. Kështu hymë drejt e në ndërtesën qendrore, gati afër vendit, që Aleksej Navalny tregon në filmin e tij, portalin e madh, një portë e madhe me shqiponjën dykrerëshe.

Në fillim asnjeri nuk tregoi vëmendje për ne. Punëtorët vinin vërdallë, dhe nuk pyesnin shtronin pyetje. Vetëm kur na zbuluan punonjësit e Shërbimit Federal për Mbikqyrjen të Federatës Rusë, FSO, (një shërbim mbrojtës për presidentin rus shën.red) pati rrëmujë. Ne duhet të ndalonim menjëherë filmimet. Për fat të mirë një kartë memorizuese fotos unë e kisha fshehur në çizme. Aty gjenden edhe fotot e vetme, që nuk janë bërë nga punëtorët e ndërtimit.

Rojet nuk dinin ç’të bënin me ne. Dy punëtorë të FSO-së telefonuan policinë dhe rojen kufitare madje, erdhi edhe një numër i madh i punonjësve të një firme private të sigurisë. Ata na i rrëmbyen gjërat tona personale para syve të policisë, hapën makinën tonë dhe ne pamë si i çuan gjërat tona brenda pallatit.

E çfarë arritët të shihnit ju në fund?

Praktikisht të gjithë pjesën qendrore, hyrjen kryesore në pallat, ne i ramë rrotull, edhe në anën me pamje nga deti. Aty më ra në sy, që në hyrjen kryesore ishtin prerë komplet pemët e pyllit dhe ishte përgatitur një park i zbukuruar, në një kohë që pylli që të çonte drejt detit nuk ishte prekur. Ndërtesa kryesore nuk duhej me sa duket të shihej nga deti. Pastaj kam hyrë në një dhomë, që në filmin e Navalnyt përmendet si Aqua Disco. Aty kishte një shatërvan të lidhur me një pishinë. Pamë edhe oborin, porta ishte e mbyllur, por mund të shihje brenda.

E dinit, se për këtë ndërtohej kjo rezidencë, kur shkuat aty?

Ne e dinim mirë, se ku ishim. Por na habiti, që i pari që na u drejtua ishte një punonjës i FSO. Sepse formalisht ky pallat ishte pronë private. Pyetjes sonë, se ç’donin punonjësit e FSO këtu, nuk iu përgjigj kush. Na habiti numri i shumtë i punëtorëve të huaj aty. Kur filloi diskutimi me punonjësit e FSO, erdhi një burrë tek ne dhe tha, se jemi ilegalisht këtu dhe se filmimet nuk lejohen. Ai fliste rusisht, por me theks italian. Pas kësaj njerëzit e firmës private të sigurisë filluan të na merrnin gjërat personale. Operacionin e drejtonte një person, që më vonë doli, se ishte nga Ballkani.

A kishte pasoja kjo vizitë?

Njerëzit në sheshin e ndërtimit ishin të relaksuar, se nuk prisnin vizitorë. Ata nuk kishin ndonjë plan, se ç’duhej të bënin me ne. Por na i konfiskuan materialet filmike dhe i morën gjërat tona. Pastaj nga Pallati i Putinit ne u dërguam nga policia tek rajoni i policisë në fshatin Divnomorskoje. Aty paraqitëm me shkrim se ishim vjedhur. Ditën tjetër një polic telefonoi nga fshati dhe tha se, gjërat tona janë gjetur papritur në pyll. Natyrisht që nuk u dhanë filmimet. Rasti u fsheh. Por kishte pasoja. Kur më vonë Suren Gasarjan shkoi edhe njëherë tek pallati dhe donte të shikonte zonën e plazhit, pati incidente me rojet. Atëherë Suren e kërcënonte një procedurë penale, prandaj ai u detyrua të largohej nga Rusia.

A keni qenë ndonjëherë tjetër pas vitit 2011 në „Pallatin e Putinit”?

Brenda jo më. Por ne kemi parë se ç’ndodh në afërsi. Për shembul një zonë bregdetare është mbyllur komplet, që njerëzve sigurisht nuk iu pëlqen. Kam parë, se si rojet kufitare largojnë njerëzit nga zona e plazhit. Ata duhet të hiqnin çadrat dhe të iknin, të dhënat e tyre u regjistruan. Më vonë pashë në media, që në afërsi kishte qenë jahti i Putinit, “Olympia”. Me as duket ai kalonte pushimet në atë kohë aty.

Bisedën e zhvilluan Natalia Smolentseva und Elena Barysheva

ME TE LEXUARAT