Rama batuta në Manëz në familjet me shtëpi të reja pas tërmetit: Bëni dhe një fëmijë tjetër, ju vjen me lekë

Politikë
Rama batuta në Manëz në familjet me shtëpi të reja pas

Kryeministri Rama ka shkuar pasditen e sotme në familje të tjera që janë kthyer në shtëpi të reja pasi ju ishin dëmtuar nga tërmeti. Këtë herë Rama është ndalur në Manëz të Durrësit, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Ahmetaj dhe kryebashkiakja Sako.

Duke bërë batuta në njërën prej familjeve, Rama e pyeti me të voglin e familjes, 10-vjeçarin Noelin, duke e pyetur për mësimet dhe më pas 'këshilloi' prindërit të bënin edhe një fëmijë tjetër.

Batutat:

Rama Noelit: Të ndihmosh babën me rregullu baçen. Mbushi gotat. Dhe një gotë për vete. Jepja babit…Vetëm këtë keni?

Kryefamiljari: Kemi dhe një djalë më të vogël.

Rama: Po bëni dhe një tjetër se vjen me lek me vete, me bonus.

ME TE LEXUARAT