Prej 19 ditësh të bllokuar në minierë, gjenden të pajetë 9 minatorë në Kinë

Bota
Prej 19 ditësh të bllokuar në minierë, gjenden të

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë gjetur të pajetë nëntë minatorët e bllokuar prej 19 ditësh në një minierë ari në provincën Shandong.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një ditë pasi shpëtuan 11 kolegët e tyre që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong, këtë të hënë është dhënë dhe lajmi për gjendjen e viktimave nënë rrënoja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë më 10 janar.

Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë dhe ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike.

ME TE LEXUARAT